Ndërsa sot është dita e 18-të e grevës së urisë, dy punonjëse të uzinës së naftës në Ballsh janë dërguar me urgjencë në spital.
Ato ishin futur në grevë sot për të zëvendësuar naftëtarët, por kanë pasur probleme me tensionin.
Menjëherë ato kanë lënë grevën dhe janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë mjekim.
Ndërsa kanë premtuar se do i rikthehen sërish grevës, por shumë prej grave janë me ilaçe për shkak të problemeve të mëparshme shëndetësore.
Ndërkohë 10 naftëtarët që prej 18 ditësh qëndruan në grevë i dhanë fund sot rezistencës për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore.
Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura dhe janë shprehur se nuk do të dorëzohen deri në zgjidhjen e problemeve ekonomike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




