Mjedis

Ballkani Perëndimor nën kërcënimin e katastrofave natyrore

Ndërsa vendet në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të rriten ekonomikisht, po kështu vazhdon të rritet edhe rreziku i ndryshimeve të menjëhershme klimaterike dhe fatkeqësive natyrore. Gjatë njëzet viteve të fundit, standardet e jetesës janë rritur gjashtë herë më shumë në Bosnjë dhe gati trefish në Shqipëri e Serbi. Është ulur numri i papunësisë dhe pagat bazë janë më të larta. Sipas statistikave të Bankës Botërore, e ardhmja e rajonit është e sigurtë.
Por, në horizont duket se ka shumë re, të cilat tregojnë se rreziqet e ndryshimeve të shpeshta klimaterike do të rrezikojnë të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Sipas një raporti botëror mbi rrezikun e fatkeqësive natyrore të nisur që nga viti 2017 nga UNICEF, Ballkani Perëndimor mund të rrezikohet nga përmbytjet e paparashikueshme, thatësira dhe valët e ngrohjes, të cilat do të ndikojnë negativisht në GDP-në e të gjitha vendeve. Gjithashtu, raporti cilësoi se edhe pse këto fatkeqësi janë të dukshme, akoma nuk ka një zgjidhje për t’i menaxhuar.

Në vitin 2014 kemi parë përmbytje historike që shkaktuan më shumë se 2 miliardë euro dëme në Bosnjë dhe 1.5 miliardë euro dëme në Serbi. Verën e kaluar ne ishim dëshmitar të temperaturave të larta që shkaktuan zjarre në të gjithë Ballkanin. Këto ngjarje shkaktuan rënie në prodhimin bujqësor gati me 10 për qind në Serbi dhe detyruan Shqipërinë të shpenzojë miliona euro në importet e energjisë për shkak të thatësirës. Të gjitha këto ngjarje ekstreme shërbejnë si një kujtim për të kuptuar që rajoni çdo herë më shumë është i rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore. Ngjarjet ekstreme të motit si këto janë duke u bërë pjesë shumë shpejt e vende Ballkanike dhe ekspertët mjedisore tregojnë se nëse nuk merren masa, deri në fund të shekullit 21 do të jenë shumë normale. Temperaturat mesatare rajonale mund të rriten deri në 40 gradë ose më shumë se sa në periudhën para industriale.


Kjo do të thotë që do të kemi më shumë thatësira, prodhim bujqësor të reduktuar, mungesa të madhe të ujit dhe më pak energji hidroenergjetike. Ekspertët e Mjedisit thonë se ende ka kohë për të vepruar dhe për të vepruar dhe qeveritë e Ballkanit Perëndimor duhet të përgatiten për fatkeqësitë natyrore.
Ndërsa për ekspertët e Bankës Botërore këto ngjarje janë kosto të humbura edhe pse ata thonë që vendet përgjithësish janë ndërgjegjësuar, duke nisur nga konferenca që u mbajt në Beograd shtatorin e vitit të kaluar, për rrezikimin e rajonit nga katastrofat natyrore. Në konferencë u mblodhën, një numër shkencëtarë, ekspertësh mjedisorë dhe qeveritarësh, për të marrë masa për fatkeqësitë natyrore.
Serbia ndërmori masa për mbrojtjen e vendit nga ndryshimet e shpeshta klimaterike, duke krijuar projekt ligj për të menaxhuar ndryshimet e papritura klimaterike. Duke siguruar një kredi prej 66 milionë eurosh nga Banka Botërore në fillim të vitit 2017, qeveritarët pretendojnë të sigurojnë fondet të vazhdueshme për rimëkëmbjet pas katastrofave të mëdha.

Opsioni për tërheqjen e kredive për t’u rimëkëmbur pas katastrofave të mëdha, u krijua në Europë për të mbrojtur investimet sociale nga fatkeqësitë natyrore. Ky instrument tashmë është vënë në përdorim duke kontribuar në shumë fusha të ndryshme sociale për të cilat kanë nevojë shtetet. Duke pasur parasysh kompleksitetin dhe kostot që lidhen me rreziqet klimaterike, megjithatë asnjë vend nuk mund të pritet që të përballojë vetëm këto sfida. Me mbështetjen e fondit global për reduktimin e fatkeqësive dhe rimëkëmbjen, shtetet ballkanike do të pajisen me teknologjinë e duhur për të shmangur problemet klimaterike.
Ekspertët tregojnë gjithashtu se në Bosnje, Banka botërore ka hartuar një projekt prej 86 milionë eurosh për rivendosjen e infrastrukturës për të mbrojtur vendin nga përmbytjet. Ndërsa në Shqipëri, qeveria po ndjek politika për zhvillimin e tokës. Në Maqedoni, po bëhen përpjekje për të mbrojtur sektorin bujqësor të vendit duke zhvilluar institucione bujqësore dhe duke bërë investimet e nevojshme në infrastrukturë dhe në përmirësimet e fermave. Gjithashtu, në Kosovë dhe Malin e Zi, politikat e efiçiencës së energjisë po integrohen për të siguruar një rritje të qëndrueshme ekonomike. Investime po bëhen gjithashtu për transportin, në të gjithë rajonin për të ulur rrezikun e fatkeqësive natyrore, siç janë përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës.
Duke u përkrahur nga Organizata Botërore Meteorologjike dhe Banka Botërore, partneritetet e vazhdueshme me vendet, po përmirësojnë procesin e ndarjes së të dhënave hidrometeorologjike që nxisin përpjekjet për parashikimin e motit dhe forcimin e sistemeve meteorologjike evropiane.
Ndërsa moti bëhet gjatë gjithë kohës edhe më i pasigurt në Ballkanin Perëndimor, qeveritë e këtyre vendeve do të duhet të marrin qasje gjithnjë e më pro aktive për sigurinë dhe prosperitetin për komunitetet e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë