Lajme

Zjarri në Lushnjë, Balla jep detaje: Problem mbetet temperatura e godinës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë një prononcim për mediat pas zjarrit që përfshiu qendrën tregtare “Metropol” në pallatin shume katësh. Balla tha në oren 18.30 se rreziku nuk ka kaluar ende pasi ende ka vatra të vogla zjarri në godinë.

Ai shtoi se problem mbetet temperatura e godinës ku po punohet për shkak të zjarrit që përfshiu katin e tretë.

“Falë ndërhyrjes dhe koordinimit të mirë mes forcave zjarrfikëse, Shqiponja dhe RENEA të cilat për shkak të profesionalizmit arritën të ndërhyjnë në kohë në banesa për të cilat u informuam që nuk ka banorë por pas hyrjes me forcë djemtë e RENEA-s gjetën njerëz në këto banesa.

Ato tani janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spitalin e Lushnjës. Rreziku nuk ka përfunduar sepse në momentin që flasim ka ende disa vatra më të vogla të ndërtesës.  Problem mbetet temperatura e godinës ku po punohet është shumë e lartë për shkak të zjarrit që ka qene në katin  e tretë” tha Balla.

Me heret, Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi se policia ndodhet në vendngjarje ndërsa nënvizon se situata është e vështirë sa kohë që në ndërtesë ka edhe mjedise banimi.

“Një zjarr i madh në Qendrën Tregëtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme. Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”- shkruan Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë