Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i kërkon Presidentit Meta që të ruajë qetësinë. Në një status në Facebook Balla thotë se Meta po bëhet qesharak.
“Zoti President, ne s’ju pengojmë dot të jeni Iliri qesharak që kemi njohur më shume se sa njëherë kur Monika i’a fut kokën në çizmen e saj! Por këto bumjet tuaja që po e bëjnë edhe Bujar Nishanin të duket si Xhefersoni, nuk impresionojnë dot më askënd”, shkruan Balla.
Sipas Ballës, PD dhe LSI “nuk mund të pengojnë punën e PS-së dhe as Reformën në Drejtesi, që e di Shqipëria dhe bota se sa shumë e dëshironi të realizohet”.
“Ne s’jemi as PD, as LSI dhe s’kemi ndërmend të humbasim kohë me konflikte të kota me ju. Sepse ju s’keni asnjë shans dhe s’do keni asnjë mundësi të pengoni as punën tone dhe as Reformën në Drejtesi, që e di Shqipëria dhe bota se sa shumë e dëshironi të realizohet. Por meqë ju kemi dhenë votën si President, ju ftojmë të ruani qetësinë sa të mundeni sepse duke u bërë ju qesharak, sigurisht edhe në nuk ndjehemi mire”, shkruan Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




