Lajme

Balla: S’ka pushtet në tavolinë. Do fitojmë edhe më 30 qershor!

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla ka dënuar dhunën e protestuesve të opozitës mbrëmjen e sotme ndërkohë që në Kuvend vijonte seanca plenare.

Balla ka akuzuar direkt për këtë sëituatë ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin theksoi se “në 28 vite me radhë, Saliu e PD kanë qenë përgjegjës, për skemat piramidale dhe përplasjen civile në 1997, grushtin e shtetit në 1998, 4 të vrarët e pafajshëm në 21 janar, ndërsa Luli i shpëtoi akuzave për rrrugën e Kombit me raporte mjekësore”.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, deputeti socialist shtoi se dhuna është dënuar nga SHBA-BE, ndërkohë që I bëri thirrje Bashës se nuk do të ketë kurrë pushtet në tavolinë.

“Me djegien e mandateve, Basha krijoi një precedent të rrezikshëm, harrroje Lulzim, pushteti fitohet vetëm me votë, nuk është faji i shqiptarëve që t’i nuk votohesh prej tyre. Opozita nuk e kishte hallin e reformës zgjedhore te rekomandimet e Osbe-Odihr, por te Saliu, për ta mbrotjur nga reforma në drejtësi”.

Balla pohoi se protestat e dhsunshme të opozitës, jaanë një përpjekje e opozitës për të sabotuar edhe çeljen e negociatave me BE.

“Protestat e dhunshme të 16 shkurtit, apo dhe ato të sotmet, bashkë me vetë asgjësimin e PD-LSI, në prag të prezantimit të paketës së BE, sigurisht e dëmtojnë, minojnë e sabotojnë perspektivën europiane të Shqipërisë. Por ne jemi PS, jemi votuar për të mbushur ëndrrën e gjithë shqiptarëve. Jemi mësuar me papërgjegjshmërinë e 3 personave, Bersisha, Luli, Mona”.

Balla nënvizoi se mazhoranca nuk ka ndër mend ta lëshojë pushtetin pa votë deri në zgjedhjet e vitit 2021 dhe paralajmëroi: “Ne do t’i fitojmë edhe ato zgjedhje, se jemi besnik ndaj shqiptarëve, siç i dhamë një leksion në 2017, do  japim një leksion të ri edhe në 30 qershor. Kush ka dyshime që nuk ka zgjedhje, e ka shumë gabim. Dhe ne sot, jemi këtu për t’i thënë shqiptaarëve se jemi modeli më i mire”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë