Mëngjesin e së martës, ka përfunduar numërimi edhe në Qarkun e Elbasanit ka përfunduar dhe Partia Socialiste ka humbur mandatin e nëntë vetëm për disa dhjetëra vota, ndërsa PD ka marrë 6 mandate.
Ndërkohë, LSI nuk ka marrë asnjë mandat në këtë qark.
Drejtuesi Politik i PS në këtë qark, Taulant Balla, tha se sipas kalkulimeve të tyre, PS e ka siguruar edhe mandatin e 9-të.
“Na rezulton që i kemi kaluar votat e nevojshme për mandatin e 9-të, kemi diferencë me 28 mijë vota me PD që na siguron edhe mandatin e 9, por fleta e votimit është e komplikuar”, u shpreh drejtuesi politik i PS, Taulant Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




