Dy vëllezër shqiptarë, Arton dhe Arnold Balla kanë dhuruar spektakël në emisionin e shumë përfolur “America’s Got Talent”.
Të rinjtë, ose siç e quajnë vetën ata “Balla brothers” janë akrobatë dhe përdorin çdo mjet të mundshëm për të vendosur në funksion artin e tyre. Vëllezërit e kishin mbajtur të fshehtë performancën deri në momentin që dolën në skenë.
Me materiale shumë të thjeshta si dërrasa, topa tenisi dhe një tubë uji, vëllezërit ngritën sallën në këmbë me performacën e tyre.
Mediat amerikanë kanë shkruar se vëllezërit Balla, janë të njohur në vendin e tyre për numrat e tyre me një biçikletë, patina e çdo mjet tjetër. Më tej në portale thuhet se kimia e këtyre vëllezërve gjatë përformimit është e mrekullueshme.
Në video është e dukshme gjithashtu se gjyqtarët Simon Cowell , Heidi Klum, Hwie Mandel dhe Sofia Vergara, janë impresionuar nga spektakli i vëllezërve shqiptarë.
Djemtë kanë një llogari të përbashkët në Instagram të quajtur ‘ Balla.brothers ‘ e cila ka rreth 1 mijë ndjekës. Dyshja poston çdo ditë një numur të ri cirku, që për të tjerët konsiderohet e vështirë.
“America’s Got Talent” është një format televiziv që u jep artistëve të rinj një mundësi për të shfaqur talentin e tyre dhe për të marrë njohje globale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



