Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha gjate një fjalë të mbajtur në Kuvend se Berisha do të shpallet ‘non grata’ edhe nga BE. Deri më tani ka qenë Rama ai që ka paralajmëruar lëvizjet e ndërkombëtarëve në raport me statusin e Berishës.
“Gjej rastin të përshëndes tashmë vendimin e KE për të vijuar dhe ata me modelin e SHBA dhe të Mbretërisë së Bashkuar për të sanksionuar personat e përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë. KE të ecë sa më shpejtë në këtë drejtim. Vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE duhet t’i tregojnë më gisht ata persona dhe rasti më flagrant është ish-kryeministri i këtij vendi i shpallur “non grata” nga SHBA, nga Mbretëria e Bashkuar dhe me këtë ecuri do shpallet “non grata dhe nga BE”, tha Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.