Lajme

Balla: Basha i dha vezët deputetit. PS kërkon përjashtimin e Bashës

Tensionet e sotme në Kuvend ku deputeti demokrat qëlloi me vezë kryeministrin Rama, kanë shkaktuar reagime të shumta.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se vezët që hodhi sot në Kuvend në drejtim të kryeministrit Edi Rama deputeti i PD-së, Endri Hasa, ishin fshehur nga Lulzim Basha brenda xhaketës, të cilat më pas ia ka dhënë deputetit.
Në një postim në “Facebook”, i cili shoqërohet edhe me video, Balla shprehet se është e turpshme se si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij dy vezë.
“Artist! Po ti qenke edhe regjisor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që ‘pula’ Lulzim të prodhonte 2 vezë. E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij”, thotë Balla duke iu referuar rikthimit të PD-së në Kuvend pas 6 muajsh bojkot.

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/218388622421522/?__xts__[0]=68.ARBHKJkrdxYBNJfQpqbTLlrOaiZpLMd4RF_aU5FkqmyVxu7xC_eGkPJ1DttwdO52-gumEQS5xsqzOftcv8_2207U4lzf7bdM5Yp7pG0NQTkTB-_vNoCQPY4osgIB_MNTAE0483QLKi1MI2cvuuWKF5FgyGXXdxAxzu8vBjFOhPrYkmfUkHDyJSE99Rb364yRn6qdtdrUUq1eedmaVpGcWlLv_8PfRrpgvLDosxW4NC7_UDE9bIRQbW1kADpLPkRCqy3SEYxblTreNtaor3Ro_3MBG04FUdx7rlqQzcEoFvG9INsHgbNAScS0GQz9jCwJ5mQM58tYyIjH41sDYRGOvLH3sxbH2eLFsCXejQ&__tn__=-R

Por, seanca plenare, e cila është shtyrë në orën 18:00, duket se do të ketë sërish tensione, pasi Partia Socialiste ka depozituar një kërkesë për përjashtimin e kreut të PD, Lulzim Basha.
Shkak për këtë kërkesë është gjuha e përdorur prej tij në seancën e sotme. Po ashtu edhe PD ka bërë një kërkesë për përjashtimin e kryeministrit Rama.
Ndërsa, deputeti i PD-së, Endri Hasa, u përjashtua me 10 ditë, pasi qëlloi kryeministrin Rama me vezë, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë