Media Galeri

Balerina braziliane e lindur pa krahë

E lindur pa krahë, ëndrra e Vitoria Bueno nga Brazili për të qenë balerinë dukej si diçka e pamundur. Nëna e saj e futi për herë të parë në një kurs baleti kur ajo ishte pesë-vjeçare.

“Njerëzit rreshtoheshin jashtë shtëpisë për ta parë në fillimet e saja”, tha nëna Wanda, 39 vjeç.

Tani Vitoria është 16 vjeç dhe studion në akademinë e baletit në Minas Gerais. Ajo është kthyer në një frymëzim për njerëzit dhe numëron mbi 150.000 ndjekës në Instagram.

“Për mua, krahët janë vetëm një detaj. Nuk kam nevojë fare për to”, tha Vitoria.

Më shumë sesa thjesht realizimi i një ëndrre, forca dhe fleksibiliteti i fituar përmes vallëzimit e kanë ndihmuar Vitorian në jetën e përditshme dhe tani ajo bën gjithçka, nga larja e dhëmbëve deri tek marrja e sendeve nga rafti i supermarketit me këmbët e saj.

“Ka gjëra që ajo mund të bëjë me këmbët e saj dhe unë nuk mund t’i bëj me duart e mia”, tha njerku i saj, Jose Carlos Perreira.\Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë