E gjithë bota e modës po diskuton për fundin peshqir të Balenciagës, që kushton jo pak, por 925 dollarë. Vjen në ngjyrë gri apo bezhë, unisex, mund të vishet edhe nga meshkujt edhe nga gratë dhe vajzat, në përditshmëri apo mbrëmje gala.
Balenciaga premton që ky është vetëm një nga shumë veshje të saj, pjesë e koleksionit të ri pranverë 2024. Dhe materiali është ashtu siç ka emrin, peshqir, që vjen me dy butonë dhe një rrip të brendshëm. Ideja është pikërisht ajo, një fund që ngjan si peshqir.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.