Gazeta Si – Bavarezët planifikojnë të ardhmen. Sulmuesi duket se ka vendosur të qëndrojë deri në 2025-ën, kurse mesfushori në anën tjetër mund të zbarkojë në Premier Ligë, madje që në merkaton e janarit.

Një siguri dhe një dyshim te Bajern Mynih. Klubi gjerman do të rinovojë me Tomas Myler, që aktualisht ka kontratë deri në fund të sezonit. I ardhur nga sektori i të rinjve të bavarezëve në 2000-shin, ai do të qëndrojë të paktën deri në vitin 2025.
Më pas, me shumë mundësi Myler do të hyjë në klub si drejtues. Me 12 trofe kampioni është lojtari më i titulluar në gjithë historinë e Gjermanisë. Myler ishte në pritje dhe ky fakt kishte bërë përshtypje, ndaj dhe disa klube e vunë në shënjestër. Por tashmë është bërë e qartë se nuk ka ‘divorc’ mes tij dhe Bajernit, që e sheh sulmuesin si një drejtues në të ardhmen.

Ndryshe është situata me Kimish. Kontrata e tij skadon në 2025-ën, kështu që nuk ka më shumë kohë për ta shitur, pa e humbur me parametra zero. Në Angli bëjnë me dije se Guardiola e do këtë futbollist në Mançester. Marrëveshja madje mund të arrihet që në janar.
Kimish ka pasur muaj të vështirë. Në verë trajneri Tuhel ka deklaruar publikisht se nuk e sheh adapt si mesfushor mbrojtës, ndaj dhe ka kërkuar blerjen e Palhinjas. Portugezi mbetet obhektivi kryesor i merkatos së janarit për bavarezët. “Jam unë në atë rol”, – tha Kimish në verë, por askush nuk e dëgjoi. Te Bajerni mbetet kështu dyshimi Kimish.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




