Zayn Ali Salman sapo ka mbushur 5 vjeç, por që në moshën 4-vjeçare ai ka hyrë në akademinë e Arsenalit, një prej klubeve më me emër të futbollit anglez dhe atij europian. E quajnë “Mesi i vogël” dhe videot e tij kanë bërë xhiron e botës në rrjetet sociale. Fati i tij duket ia parashkruar në futboll.
You see Fifa 2036 yh…… WATCH THE SPACE 🤌🏿 https://t.co/7yn5JRjKnY
— AD🥇 (@98Toks) October 21, 2021
Shkon ende në kopësht, por që tani duket një fenomen i sportit më të dashur në botë. Zayn Ali Salman ka firmosur një kontratë me Arsenalin dhe është pa dyshim blerja më e re në moshë e të gjitha kohërave të futbollit.
“Topçinjtë” kanë parë te ky fëmijë vërtet një Mesi të vogël dhe videot e tij që qarkullojnë në rrjetet sociale duket se e faktojnë këtë konstatim. Me topin në këmbë bën çudira, ka një zotërim dhe driblim të jashtëzakonshëm, që nuk mund t’i përkasin një 5-vjeçari.
Babai i Zayn shpjegon sekretin e kampionit të tij të vogël: “Ka pasur një ekuilibër të pabesueshëm që kur ishte shumë i vogël dhe e ka përmirësuar duke u rritur. Tek Arsenali nuk shqetësohen për moshën e tij, por janë të bindur se ka një potencial të madh”.
Trajneri i parë i djaloshit, Austin Schofield, ka rrëfyer se sie ka zbuluar këtë talent. Për “BBC Neës” ai ka thënë: “I thashë babait të tij, nëse mund ta lejonte të luante futboll dhe ai u përgjigj: ‘pse jo”. E futëm të luante me fëmijët e moshës së tij dhe ishte më mirë se të gjithë në atë kohë. Ishte shumë i shpejtë dhe mund të kalonte dhe shënonte shumë më mirë se të tjerët”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



