Katar 2022

Babë e bir në finale të Botërorit, arritja e veçantë e Lilian dhe Markus Turam

Gazeta Si – Lilian dhe Markus Turam kanë hyrë në historinë e Botërorëve të futbollit. Për herë të parë, babë e bir janë pjesë e finaleve të një Botërori.

Pas fitores në gjysmëfinale ndaj Marokut dhe kualifikimit në aktin final të Katar 2022, Markus ka arritur babanë e tij Lilian, i cili ka shkuar dy herë në finale të Botërorit. Herën e parë u shpall kampion në 1998-ën, kurse hera e dytë ishte në 2006-ën.

Markus Turam ndaj Marokut. Gazeta Si, 15 dhjetor 2022

Tani trofeun e lakmuar e synon edhe Markus. Franca e tij përballet të dielën me Argjentinën e Mesit dhe synon të ruajë kurorën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë