Ish-deputeti Ervin Salianji në një prononcim për gazetarët para seancës gjyqësore të çështjes “Babalja”, është shprehur se do të kallëzojë penalisht drejtuesit e Policisë së Shtetit.
“Atëherë sot siç e dini është seanca e parë gjyqësore për çështjen Xhafaj, siç quhet Babalja. Qytetarët janë lodhur nga një drejtësi që nuk bën drejtësi, por bën padrejtësi dhe është varrmirrëse e çështjeve më të rënda. Pa diskutim, ashtu siç Rama ka disa njerëz që i paguajnë për çështje. Do bëj kallëzim për drejtuesit e policisë, të gjitha atyre që janë të përfshirë në këtë çështje”, u shpreh Salianji.
Ai tha se shorti për seancën e sotme u falsifikua me qëllim për të shmangur vëmendjen nga protesta.
“Do të denoncoj drejtuesit e policisë për rastin Babale. Duan të zhvendosin vëmendjen nga situata aktuale.
Sot në 18:30, i bëj thirrje qytetarëve që të bashkohet me ne dhe të ndryshojmë sistemin. Secili sot është i lirë të protestojë për veten”, tha ndër të tjera Salianji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



