Jete & Stil

“Babai im”, seria e dytë e audiodramës në Gazetën “Si”. Dëgjoje kurdo e kudo!

Familja Haxhiu do të mblidhej në Vlorë, për pushimet e fundvitit. Fëmijët prisnin të takoheshin me prindërit në hotelin, ku ata nuk mbërritën dot. Vdiqën në një aksident ajror. Në morg, Elona dhe Andi (motër e vëlla) identifikuan trupin e pajetë të së ëmës, Eleonorës, ndërsa babai i tyre, Fatmiri, nuk është gjendur ende. Plagët që krijoi humbja e prindërve, do të hapen edhe më thellë nga disa fakte, që do të nisin të dalin në dritë. Investigimi i një gazetareje dhe emaili i së ëmës, do ta përballin Elonën me dëshmi tronditëse për babain. Po Andin!? Historia do të vijojë të rrëfehet sot, në serinë e dytë të audiodramës “Babai im” që startoi vetëm një javë më parë në gazetën “Si”. Çdo të premte, në web do të hidhet në trasmetim një seri, për të zbuluar detaje, personazhe e fakte të reja. Eshtë një përvojë e re kjo e audidramës për dëgjuesit, por që mesa duket nga shifrat e shënuara nga seria e parë, është mirëpritur si një mënyrë praktike për të shijuar, ndërsa je në shtëpi, në plazh apo dhe duke ecur, një teatër që të vjen aty ku je, thjesht fare me një klik në www.gazetasi.al  
Mjafton të kesh një celular, një laptop apo kompjuter në zyrë a shtëpi dhe audiodrama “Babai im”, me aktorët Anisa Dervishi, Valdrin Hasani, Ema Andrea, Petrit e Aneta Malaj, Rozina Kostani, Medi Gura, Alert Çeloaliaj, Genc Fuga e Met Xhelili mund të dëgjohet kudo e kurdo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë