Lajme

Babai i 20-vjeçares që ndërroi jetë kërkoi ndihmë nga Rama për transferimin e saj në Itali

Babai i Xhesika Biqukut, 20-vjeçares nga Kombinati që ndërroi jetë këtë të shtunë në Spitalin e Traumës pas plagëve të marra nga tërmeti, i kërkoi ndihmë Kryeministrit Edi Rama vetëm pak para se të merrte vesh lajmin e keq.

Ai u takua me Kryeministrin gjatë vizitës së këtij të fundit në zonën e Kombinatit paraditen e kësaj të shtune. Në komunikimin me kreun e Qeverisë, ai e njofton se e ka vajzën në gjendje të rëndë në spital dhe se mjekët italianë i kishin premtuar transferimin në Itali menjëherë sapo vajza të përmendej pak. Për të siguruar këtë, babai i Xhesikas i kërkon Kryeministrit që të ndërhyjë që kjo të ndodhë.

 

Më Shumë