Nga Gazeta 'Si'-Erling Haaland është rikthyer në bazën e Manchester City pas pushimeve verore, duke iu nënshtruar testeve mjekësore për të kuptuar se cila është gjendja e tij fizike në këtë fillim sezoni.
Të gjithë i panë fotot e Haland duke pushuar nga Marbeja në Ibiza, Kanë dhe ishullin e Kaprit këtë verë, por norvegjezi duket se ka pasur edhe një eksperiencë befasuese që e ka ndarë me stafin e City-t.
Summer strength work 🪓🪵
— Manchester City (@ManCity) July 19, 2024
💪 @ErlingHaaland pic.twitter.com/VG2eWhngz5
Sipas tij xhirot me jahtet luksoze në Evropë nga një plazh në tjetrin kanë qenë të shoqëruara edhe me “punë shtëpie”
Halanda ka treguar se i ati e detyroi të shkonte në pyjet e Norvegjisë dhe të priste dru.
"Nuk kisha zgjidhje tjetër", dëgjohet të thotë bomberi nordik kur një anëtar i stafit i thotë se "është gjëja më tipike e Erling Haaland" që ka dëgjuar ndonjëherë, me sulmuesin që e korrigjon atë duke i thënë "më norvegjezja e mundshme".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.