Në sheshin e qytetit të Modena është vendosur një Babagjysh i veshur me tutu( fund dentelle) i cili fillon të kërcejë sapo dikush fut një monedhë në një makineri afër tij. Kjo ka mjaftuar që në vend të hapet një debat i madh që ka përfshirë politikanë dhe përfaqësues të qeverisë italiane. Shumëkujt nuk i pëlqeu babagjyshi i veshur me tutu i instaluar në Piazza XX Settembre në Modena, Itali. Në faqen e tij në Facebook, Senatori Enrico Aimi, Koordinatori Rajonal i FI Emilia Romagna, komentoi: “Për Krishtlindjet e Shenjta, në Modenën e kuqe, ndër vite, ne kemi parë vërtet të gjitha ngjyrat e festive, këngët e Krishtlindjeve dhe shfaqjet e censuruara në shkolla, Santa të këndshëm dhe gjithashtu të pranueshëm që janë një ‘shenjt’ për fëmijët porn a mungonte ai me tutu, djallëzor dhe, pavarësisht mjekrës së bardhë, një babagjysh gjysëm femër”.
Sipas senatorit, Babagjyshi i ekspozuar në shesh është femëror, pavarësisht mjekrës tipike të bardhë që kornizon fytyrën e tij. Më pas Aimi vazhdoi: “Me pak fjalë, më shumë një ikonë ylberi, për të rriturit e ideologjizuar, gjysmë babagjysh dhe aspak një figurë magjike e Krishtlindjeve. Por këtu nuk ndalemi kurrë së bëri politikë, as përballë fëmijëve që në këtë periudhë thjesht meritojnë të lihen në paqe, me fantazitë, idetë dhe “mendimet e tyre të vogla”, në përgatitje për ngjarjen më të bukur dhe më të shenjtë të vitit. Për të qenë korrekt, mund të kishit kursyer këtë shfaqje”.

Reagimi i tij ka shumë shpërndarje dhe pafund komente nga njerëz që thonë se tashmë atij vendi i kanë humbur vlerat dhe të tjerë që pohojnë se nuk do t’i çojnë fëmijët e tyre të shohin instalimin në shesh.
Luca Negrini, menaxher rajonal i organizatës Brothers of Italy, komentoi gjithashtu për Babagjyshin balerin duke thënë se ky veprim shkatërron imagjinatën e cdo fëmije që di dicka për Krishtlindjen.
Kush është autori?
Ideja për të përfaqësuar një nga simbolet më të njohura të Krishtlindjeve në atë mënyrë i erdhi Lorenzo Lunati. Sipas asaj që raporton Corriere, autori është frymëzuar, siç ka deklaruar vetë, nga një balerin.
Ndërkohë nëpërmjet një zëdhënëse ka reaguar edhe komuna e Modenas.
Maria Carafoli, drjetoresha e shoqatës që merret me përgatitjet e qytetit për fest aka thënë se Lunati, i cili punon ndërkombëtarisht, ia ka dhuruar qytetit punën e tij pa marrë asnjë qindarkë.
Në Facebook, krijuesi ka dashur t’i përgjigjet polemikave me një postim të gjatë të shkruar nën foton e Babagjyshit: “Ai është një babagjysh që na ka parë të humbasim të gjitha referencat e jetës sonë si e kemi njohur, në çdo moment, ai është një babagjysh që na ka parë nga larg të humbur dhe vuajtur për gati dy vjet, që tani më në fund sheh se ne buzëqeshim përsëri. Ai është një babagjysh që kërcen për t’u çliruar sadopak nga pesha që mban mbi supe gjatë gjithë kësaj kohe, ai është një babagjysh që dëshiron të përpiqet të jetë i lumtur dhe kështu na thotë: JINI TË LUMTUR”.
Menjëherë më pas, në përpjekje për të zbutur polemikën, ai thotë se është një babagjysh shumë larg polemikave politike, i respektueshëm për qeniet e tjera njerëzore, “sepse Babagjyshi nuk harron kurrë askënd”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.