Njerez

Babagjyshi infektohet me Covid-19 pasi takoi 50 fëmijë

Dy aktorë të veshur si Babagjyshi dhe gruaja e tij dolën pozitivë për koronavirus pasi bënë fotografi dhe takuan 50 fëmijë.
Çifti bëri një paradë të enjten në Ludowici, Gjeorgji dhe takoi fëmijët nëpër rrugë.
Nuk ka të dhëna nëse çifti kanë qenë të infektuar më parë apo janë infektuar gjatë ceremonisë por për momentin janë pozitivë të dy.
Zëdhënësi i dhomës së tregtisë lokale Robert Parker tha se ata nuk po shfaqnin ndonjë simptomë në kohën e ngjarjes.
“Babagjyshi dhe gruaja e tij nuk kanë shfaqur ndonjë simptomë.” tha Parker.
Ai u shpreh se parada ishte një mënyrë për të dalë sadopak nga gjendja që ndodhet bota dhe për të bërë të lumtur fëmijët. Gjithashtu takimi i fëmijëve me babagjyshin ka qenë me dëshirën e plotë të prindërve.
Gjithsesi, të gjithë fëmijët po ndiqen nga mjekët dhe deri tani nuk kanë asnjë problem edhe pse ka një shqetësim të madh.
Gjeorgjia ka pasur gjithsej 524,000 raste dhe 9781 vdekje që nga fillimi i pandemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë