Babagjyshi i Vitit të Ri mbërriti në Venecia përmes ujit.
”Të dielën më 22 dhjetor, Kanali i Madh priti edicionin X të Paradës së Ujit të Babagjyshit të Vitit të Ri dhe edicionin XII të ‘Regatta Valesana”, shkruan venezianews.it.
Një e diel festive që ndërthuri sportin dhe frymën e Krishtlindjes, me varkat e dekoruara dhe pjesëmarrësit me kapele të kuqe dhe mjekër të bardhë që vozisnin drejt një ”beteje” miqësore në ujë.
Qindra babagjyshë në bordin e varkave tradicionale veneciane i dhanë jetë një procesioni shumëngjyrësh të organizuar nga ”Voga alla Veneta”.
Tubimi filloi në Punta della Dogana në orën 10:00, me procesionin që u nis në orën 10:30 dhe udhëtuan përgjatë Kanalit të Madh për në Rialto.
Në të njëjtën kohë, në Kanalin e Madh u zhvillua regatta tradicionale, e organizuar nga universiteti ”Ca’ Foscari” i Venecias.
Regata u nis në orën 10:30 nga San Zaccaria dhe përfundoi në selinë e ”Ca’ Foscari” rreth orës 10:45.
Shumë pjesëmarrës garuan me varkat tipike veneciane, të veshur si babagjyshët dhe në bordin e varkave të dekoruara./ATA/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.