Njerez

Azilkërkuesit në Shqipëri u shtuan me 13.5%. Thuajse të gjithë janë afganë

Nga Gazeta “SI”Në vitin 2021, në Shqipëri raportohen 2.533 azilkërkues, me rritje 13.5% nga viti 2020.

98.6% e azilkërkuesve janë nga Afganistani, 2.498 persona dhe pas tyre, ata nga Siria, 19.

Gjithashtu, në 2021 rezultojnë 711 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 68%, krahasuar me vitin 2020. Duke analizuar vendin e origjinës të personave që kanë fituar shtetësinë Shqiptare kuptojmë se shumicën e rasteve ose 73.8 % e përbëjnë ata me origjinë nga Kosova, Turqia me 7.3 %, Siria me 5.9 %

Piku i aplikimeve, sipas Instat, kanë qenë në muajt shtator-nëntor, të cilët përbëjnë 76.4% të azilkërkuesve gjithsej, lidhur kjo me situatën politike në Afganistan, vendi i parë i origjinës së azilantëve.

Nga ana tjetër, gatë vitit 2021, 724 persona kanë humbur shtetësinë shqiptare, duke pësuar rritje me 41.1%, krahasuar me vitin 2020. Sipas gjinisë, 403 persona që kanë lënë shtetësinë Shqiptare, janë femra dhe 321 meshkuj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë