Gazeta Si – Ceremoni të shumta po mbahen në të gjithë Azinë në kujtim të rreth 230.000 njerëzve që vdiqën njëzet vjet më parë kur një cunami shkatërroi zonat bregdetare rreth Oqeanit Indian në një nga fatkeqësitë natyrore më të rënda në historinë njerëzore.
Më 26 dhjetor 2004, një tërmet me magnitudë 9.1 në skajin perëndimor të Indonezisë gjeneroi një seri valësh të mëdha që goditën brigjet e 14 vendeve, deri në Somali.
Në provincën Aceh të Indonezisë, ku u vranë më shumë se 100,000 njerëz, një sirenë ra për tre minuta në Xhaminë e Madhe Baiturrahman, e ndjekur nga lutjet islame për të nisur një seri përkujtimoresh të planifikuara në të gjithë rajonin.
Me shpejtësinë maksimale, valët arritën 800 kilometra në orë dhe një lartësi maksimale prej 30 metrash, e barabartë me një ndërtesë 10-katëshe, duke lëshuar një energji të barabartë me 23,000 herë fuqinë e bombës atomike të Hiroshimës.
Në total, cunami vrau 226,408 njerëz, sipas Em-Dat, një bazë të dhënash globale të akredituar për fatkeqësitë.
Ceremonitë përkujtimore do të mbahen në të gjithë rajonin në plazhe, ku kanë humbur jetën edhe shumë turistë perëndimorë të ardhur për të festuar Krishtlindjet nën diell. Më shumë se 5,000 njerëz kanë vdekur në Tajlandë, gjysma e tyre turistë të huaj dhe 3,000 të tjerë janë ende të zhdukur.
Që atëherë, rreth 1,400 stacione monitorimi në mbarë botën kanë reduktuar kohën e paralajmërimit pas formimit të një cunami në vetëm disa minuta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.