Sport

Ayuso triumfoi në etapën e 7 në “Giro d’Italia 2025”

Çiklisti i “UAE Team Emirates XRG”, Juan Ayuso fitoi etapën e 7 në “Giro d’Italia 108” nga Castel di Sangro në Tagliacozzo, e gjatë 168km. Pas tij në vendet dy dhe tre u renditën respektivisht Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) dhe Egan Bernal (Ineos Grenadiers). Primož Roglič që pedalon për “Red Bull – Bora – Hansgrohe” është kryesuesi i Klasifikimit të përgjithshëm duke marrë edhe Bluzën Rozë.

Ayuso merr pjesë në të 4 tur madhor dhe është debutues në “Giro d’Italia”. Në përfundim u shpreh i kënaqur për fitoren të cilës i ishte afruar në “Vuelta” të Spanjës. Gjithashtu ai vlerësoi këtë fitore si të rëndësishme për rekuperimin e kohës së humbur në kronometrin individual të Tiranës. Në etapën e 8, Ayuso do të provojë të administrojë këtë sukses për të qënë gati për etapën në Siena.

Rradha e mbërritjes
1 – Juan Ayuso (UAE Team Emirates XRG) – 168km nw 4h20’25” me njw shpejtwsi mesatare prej 38.707 km/h
2 – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 4″
3 – Egan Bernal (Ineos Grenadiers)

Klasifikimi i përgjithshëm
1 – Primož Roglič (Red Bull – Bora – Hansgrohe)
2 – Juan Ayuso (UAE Team Emirates XRG) + 4″
3 – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 9″

  • Bluza Rozë – Primož Roglič (Red Bull – Bora – Hansgrohe)
  • Bluza Çiklamin – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
  • Bluza e Kaltër – Lorenzo Fortunato (XDS Astana Team)
  • Bluza e Bardhë– Juan Ayuso (UAE Team Emirates XRG)

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë