Gazeta Si – Një aeroplan i “American Airlines” ka marrë flakë ndërsa avioni ishte i parkuar, duke detyruar pasagjerët të evakuohen.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat amerikane, duke nënvizuar se aksidenti ka ndodhur në aeroportin e Denverit.
Administrata Federale e Aviacionit ka njoftuar se do të hetojë incidentin. Fluturimi, një “Boeing 737-800”, u nis nga Kolorado Springs për në Dallas, por u devijua në Denver për shkak të një dridhjeje të papërcaktuar të motorit. Teksa pasagjerët po shkonin drejt dyerve të daljes, motori ka marrë flakë.
Në bord kishte 172 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Pamjet e qarkulluara në rrjetet sociale tregojnë momentin e evakuimit: pasagjerët dolën në një nga krahët e avionit dhe më pas zbritën përmes dyshekëve rrëshqitës të përcaktuara për ulje emergjente.
Sipas asaj që u njoftua nga aeroporti i Denverit, 12 persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital.
BREAKING: American Airlines plane catches fire at Denver airport pic.twitter.com/DwQvCCRrNz
— BNO News (@BNONews) March 14, 2025
Kjo ngjarje vjen pas një sërë incidentesh në Amerikën e Veriut që kanë ngritur shqetësime për sigurinë e aviacionit.
Një aksident fatal në Uashington DC la të vdekur 67 persona kur një avion rajonal i American Airlines u përplas në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane Black Hawk. Përplasja në kryeqytetin amerikan ngriti pyetje në lidhje me mungesat e kontrollorëve të trafikut ajror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




