Media Galeri

Avioni me pasagjerë ulet gabimisht në lumin e ngrirë

Një avion i periudhës sovjetike me 30 pasagjerë në bord, u ul mbi një lumë të ngrirë në lindjen e largët të Rusisë, për shkak të një gabimi të pilotit.

Ndonëse mund të konsiderohet si një ngjarje tepër e rrezikshme, avioni i kompanisë ajrore Polar Airlines An-24 u ul me sukses në lumin Kolyma që ndodhet në rajonin e Yakutia.

Por autoritetet kanë nisur një hetim për këtë incident dhe prokurorët bëjnë me dije se nga të dhënat paraprake bëhet fjalë gabim njerëzor të një prej pilotëve të avionit.

Pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa pamjet e avionit në mes të lumit të ngrirë janë bërë virale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë