Lajme

Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë

Edhe një tarifë tjetër u shtohet xhepave të qytetarëve shqiptarë. Çdo kush prej nesh që do të përshkojë autostradën Tiranë-Durrës dhe anasjelltas do të pagojë tarifë shërbimi.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri, Edi Rama duke thkesuar se “Rruga Tiranë- Durrës duhet rindërtuar dhe zgjeruar, studimi përfundon në korrik.Kjo rrugë do të kalohet me sistem pagese. Qëllimi është për të rritur kontaktin me Durrësin dhe rindërtimin e shfrytëzimin pa pagesë të rrugës së vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa. Po ashtu standardizimi i rrugës Plepa-Kavajë-Rrogozhinë. Së shpejti do të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore që lidh Durrësin me Tiranën dhe Rinasin, që hap rrugën e një numri të caktuar ndërhyrjesh në infrastrukturës hekurudhore, duke fuqizuar portin e Durrësit për të ndikuar në ekonomi”  tha kryeministri.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se edhe shëtirorja e Durrësit do të transformohet me të njëjtin standard si të Himarës dhe të Vlorës,


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë