Libra

Autorja e “50 Hijet e Greit”: Seksi është i rëndësishëm, por paratë ndryshojnë marrëdhëniet e pushtetit

Autorja e bestsellerit: Nëna ime është kiliane, ajo kishte një jetë familjare tragjike dhe unë kisha një edukatë të pazakontë. Disa elementë të kësaj kanë rrjedhur edhe te unë. Edhe zemërimi që më shoqëron...

Pas shumë përplasjeve, është arritur në fund: ka dalë vëllimi përfundimtar i sagës i filluar dhjetë vjet më parë “50 Hijet e Greit”. Një libër erotik që e bëri autoren e saj, E. L. James, një nga shkrimtaret më të njohura në botë, me 150 milion kopje të shitura. Një fenomen global që u shfaq edhe në kinema dhe që ka si ideatore një zonjë shumë të këndshme angleze mbi të pesëdhjetat, e cila jeton në periferi të Londrës.

Zonja James, ky vëllim i gjashtë dhe i fundit i sagës titullohet “Free”, Falas: por kush është i lirë në fund të një historie të përqendruar në dominim dhe nënshtrim?

Më duket shumë interesante që gazetarët meshkuj zakonisht përqendrohen në këtë gjë të dominimit dhe nënshtrimit: historia nuk ka të bëjë fare me këtë.

Pra, na tregoni se çfarë është…

Në thelb është shpengimi i një njeriu të thyer: që në fund … ai është i lirë nga shumë demonët e tij. Brenda ka pak seks pervers, ka seks edhe më pervers, dhe ka seks më pak pervers: që nga momenti kur protagonistët kanë mësuar të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes… le të themi… seksit. Më pëlqen dikotomia të vendosësh dikë me një unazë martese në gisht dhe t’i thuash “i çliruar”: nuk është ajo me të cilën normalisht e shoqëron.

Anastasia e Christian, “50 Hijet e Greit”

Në fund, dy protagonistët, Anastasia dhe Christian, janë martuar: por a mund të bashkëjetojë martesa me dëshirën apo është varri i dashurisë dhe pasionit?

Kjo është, Ok… Të dy gjërat mund të jenë të vërteta: varet nga njerëzit dhe martesat individuale, ka një shkëndijë që duhet të përpiqesh ta mbash gjallë…, por nuk dua të flas shumë për veten time.

Por ishte një pyetje filozofike, jo personale!

Disa martesa mund të lulëzojnë. Anastasia dhe Christian kalojnë disa kohë të tmerrshme, të cilat vijnë nga problemet e Christian: dhe në fund shpresoj që të kuptohet që ai ia ka dalë dhe ajo ka qëndruar me të. Edhe pse nuk e di pse ajo qëndron me të: Christian më çmend, ai është një person që të lodh, mendërisht dhe fizikisht.

Shkrimtarja E. L. James, pseudonimi i Erika Leonard, ajo krijoi sagën që filloi me “50 Hijet e Greit”

A ndiheni e rraskapitur dhe e çliruar, tani që keni përfunduar sagën, apo ata personazhe do të qëndrojnë me ju?

Ata do të qëndrojnë me mua për një kohë të gjatë. Më duket i lodhshëm i Christian, por kjo nuk do të thotë se jam lodhur prej tij. Nuk mund të vendos nëse është vërtet fundi: sepse mund të shkruaj një libër tjetër. Por unë dua të bëj gjëra të tjera së pari, nëse vendos ndonjëherë ta bëj atë.

Pra, mund të ktheheni sërish te Christian dhe Anastasia?

Nuk e përjashtoj. Por diçka e tmerrshme dhe dramatike do të duhej të ndodhte që të ishte interesante për t’u shkruar. Të them të drejtën, do të doja pak pushim. Siç thashë, ai ishte i lodhshëm, më duhet të rimbush bateritë.

Anastasia (Dakota Johnson) në krahët e Christian (Jamie Dornan)

Pjesa e dytë e sagës tregohet nga këndvështrimi i tij. Si u futët brenda kokës së një personazhi mashkull, për më shumë aq i torturuar?

Ishte më e lehtë sesa mendoja. Te të dy personazhet, Ana dhe Christian, kam elemente të vetes në to. Ana është kurioze: dhe unë sigurisht që jam, por ajo është shumë më e guximshme se unë dhe ndoshta shumë më inteligjente. Sa i përket Christian unë e njoh zemërimin e tij – dhe nuk e di nëse do të jem ndonjëherë e gatshme të diskutoj për këtë – por ai është gjithashtu një fanatik i plotë i kontrollit.

A jeni dhe ju?

Oh, absolutisht po! Nëse i kontrolloni gjërat nuk i ndjeni, kjo është mënyra për t’i parë ato. Ai kishte fillime shumë të vështira, gjë që e bëri atë që është: prandaj futem në kokën e tij dhe mendoj se si u rrita… po, ka ngjashmëri… është diçka që e kam kuptuar vetëm kohët e fundit. Nëna ime është kiliane, edukata ime ishte e pazakontë, nuk kisha një edukatë tipike britanike, nëna ime kishte një jetë familjare tragjike. Ka elemente të asaj që kanë rrjedhur dhe te unë. Dhe gjithashtu duke qenë në periudhën pas menopauzës, me gjithë zemërimin që shoqërohet me të!

Kështu që kjo ishte mënyra për t’u lidhur me një mendje mashkullore: menopauza… E pazakontë.

Nuk jam i sigurt se ishte një lidhje, ishte më shumë një kanalizim i zemërimit. Unë nuk mendoj se Christian ndihej në menopauzë! Do të ishte gjynah sikur të ishte kështu!.

Kur filluat të shkruani “50 Hijet e Greit” a prisni që ai të bëhej një fenomen kaq global? Si e shpjegoni këtë?

Shpjegimin ua lë të tjerëve, sepse nuk e shoh të arsyeshme të flas unë për këtë. Janë shkruar kaq shumë libra seksi, kaq shumë libra romantikë – Nuk e di pse këto veçanërisht kanë krijuar një lidhje me njerëzit. Mbase mënyra se si janë shkruar, gjithmonë në vetën e parë: i përjeton me protagonistët, je atje me ta. E kam parashikuar? As në një milion vjet! Ambicia ime ishte të shisja 5000 libra.

Ndoshta në njëfarë mënyre, librat tuaj u kanë dhënë shprehje dëshirave të fshehura të grave…

Ndoshta: Unë kam shprehur kuriozitetet e tyre. Por ekziston edhe një element i arratisjes, zhytja në një libër që të konsumon: është një nga gjërat më të kënaqshme që mund të bësh. Gratë do të dëshironin që burrat të lanin enët, t’i vinin fëmijët në gjumë dhe të bënin drekën – kjo është me të vërtetë e rëndësishme në një martesë. Por gjithashtu si të trajtohet një grua në shtrat, të jetë dikush që di çfarë të bëjë. Kjo është gjithçka që duam, sinqerisht.

Ju gjithashtu keni kontribuar në një sërë lodrash seksi…

Po, ka shumë gjëra.

Ju keni dy djem në të njëzetat. A i kanë lexuar librat? A keni folur me ta?

Ata i kanë parë filmat, por nuk i kanë lexuar librat. Ata nuk lexojnë shumë, por unë dhe burri im jemi shkrimtarë.

Christian nuk është shumë më i rritur se ata…

Po, është e vërtetë, kjo më shqetëson pak. Por kur e fillova ishte shumë kohë më parë…

Ju nuk e kishit parashikuar këtë situatë…

Jo, nuk e mendova … Por ata e dinë se për çfarë bëhet fjalë dhe janë tepër krenarë për mua. Momenti më i mirë ishte kur, në premierën e filmit, djali im më mori për krah dhe më tha: shiko mami, të gjithë këta njerëz janë këtu për ty. Më vjen të qaj… Mirënjohja nga fëmijët adoleshentë është gjëja më e mirë që mund të marrësh. Edhe nëse nuk është shkruar për ta.

Është thënë që gjithçka sillet rreth seksit, përveç seksit, që është çështje fuqie. Ju jeni dakord?

Në një nivel sipërfaqësor, historia që unë tregoj është një lojë fuqie: por është e qartë se ajo ka kontroll që nga fillimi, vetëm se ajo nuk e di atë dhe as ai. Por nuk jam dakord, besoj se gjithçka sillet rreth parave, sigurisht në botën tonë perëndimore kapitaliste dhe të globalizuar: kjo është shumë më e fuqishme se seksi, të gjithë mund të bëjnë seks, jo të gjithë kanë para. Mëkati origjinal është dashuria për para.

A do të kishit shkruar të njëjtat gjëra pas #Metoo (lëvizje kundër abuzimit seksual) apo do të ndryshonte diçka sot?

Nuk mendoj se do të ndryshoja, e shkrova për vete. Është historia që doja të lexoja, është një fantazi: ekziston një ndryshim i madh midis fantazisë dhe realitetit. Ka nga ata që e kritikojnë pa e lexuar. Por ata nuk janë ata që më nisin e-mail dhe më thonë: faleminderit që më bërë të kaloj kimioterapinë falë librit tënd, faleminderit që më ndihmove të kapërcej humbjen e burrit ose gruas time, sepse lexova librin tënd. Kjo është ajo që unë dëgjoj, gjithçka tjetër është thjesht zhurmë në sfond.

Marrë nga Corriere della Sera, përshtati në shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë