Menaxhim

Autoriteti i Konkurrencës gjobit 3 kompani për rritje të çmimit të plehrave kimike

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur tre kompani që importonin plehra kimike me shumicë dhe inpute bujqësore në Shqipëri.

Kompania “AGRO BLEND SHPK” u gjobit me shumën 2 milionë lekë, “MBM” SHPK me 2 milionë lekë dhe “ÇAÇA” SHPK me 500 mijë lekë. Në një hetim të AK-së tre kompanitë duke nisur që nga shkurti i vitit 2021 kishin hedhur në treg plehrat Hidrogjenortofosfat diamoni (DAP), Nitrat dhe URE me çmim të rritur përtej realit duke dëmtuar konkurrencën në treg.

Këto kompani gjithashtu nuk kanë deklaruar produktet e tregtuara  në faturat e blerjes duke shkelur ligjin mbi sistemin e qarkullimit dhe duke rritur informalitetin.

Këto masa parashikonin ndër të tjera që “ndërmarrjet që operojnë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre duke u sjellë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre tregtar sa i përket: importeve të produkteve; caktimit të çmimit të shitjes dhe/ose ndarjes së tregut përkatës; si dhe përdorimit të të drejtave ekskluzive”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë