Nga Gazeta ‘SI’ – Autoriteti i Konkurrencës synon që vitin e ardhshëm të zgjerojë aktivitetin e tij, duke hetuar edhe tenderat publikë.
I ftuar në ScanTv, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, tha se është domosdoshmëri që të monitorojnë marrëveshjet e ndaluara të prokurimit publik, ku shifrat që luhen janë kolosale.
“Ne në mënyrë të vazhdueshme ankohemi për tenderat që ‘fitohen në kokë’ pra me vlerë limit. Në 2024-n duhet të amendohet ligji për Konkurrencën, sipas direktivave të BE-së”, tha Biba.
Ai shtoi se bizneset vendase duhet të përthithin praktikat perëndimore dhe të kenë një program për përputhshmërinë me ligjin, për ccdo vendim që marrin.
AK ka qenë një ndër institucionet më të ekspozuara ndaj kritikave, si monitorues i praktikave të padrejta në treg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.