Pas konfirmimit zyrtar të dy rasteve me koronavirus në vendin tonë, Autoriteti i Aviacionit Civil zyrtarisht ka zbatuar urdhrin e qeverisë për pezullimin e të gjitha fluturimeve drejt 10 aeroporteve në Veri të Italisë.
Bëhet fjalë për zonat ku Italia i ka shpallur “zona të kuqe” dhe ndalohet deri më 3 prill lëvizjet hyrëse dhe dalëse.
Autoriteti thotë se në zbatim në urdhrit të qeverisë janë ndaluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt:
Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
Aeroporti Bologna (BLQ)
Aeroporti Firenze (FLR)
Aeroporti Genoa (GOA)
Aeroporti Perugia (PEG)
Aeroporti Pisa (PSA)
Aeroporti Rimini (RMI)
Aeroporti Venezia (VCE)
Ndër të tjera, Autoriteti i Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




