Policia e Elbasanit ka kapur një 27-vjeçar, autor i dyshuar i disa vjedhjeve në qytetin e Elbasanit, i cili ishte i shpallur në kërkim.
Policia thotë se është ndaluar 27-vjeçari me inicialet E. S., banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës Parë Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
27-vjeçari dyshohet se është autori i 6 vjedhjeve në banesa dhe lokale në qytetin e Elbasanit, gjatë periudhës korrik-shtator 2020.
“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i vjedhjes së një biçiklete në pronësi të shtetasit P. B., më datë 04.10.2020’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



