Nga Gazeta ‘Si’- Një aksident i rëndë i regjistruar në Itali mbrëmjen e të martës, i cili i mori jetën 21 personave, mes tyre një fëmijë. Ndërkohë 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Mestre pranë Venecias, ku autobus me pasagjerë të shumtë nga vende të ndryshme europiane, ka rënë nga mbikalimi në Mestre dhe ka përfunduar mbi binarin hekurudhor. Pas përplasjes autobusi ka marrë flakë.



Autobusi, i cili u rrëzua nga mbikalimi, ishte marrë me qira nga 40 turistë, shumë të huaj, të cilët ndodheshin në kampin Hu në Marghera.
Grupi i turistëve gjermanë, francezë, kroatë dhe ukrainas ranë nga një lartësi prej pesëmbëdhjetë metrash nga mbikalimi. Drejtuesi i mjetit, Alberto Rizzotto, ishte me kombësi italiane.
Dinamika e aksidentit është ende e paqartë: mund të ketë qenë një sëmundje e shoferit që ka bërë që ai të humbasë kontrollin e mjetit ose një manovër e gabuar. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Sipas autoriteteve deri më tani nuk ka asnjë shenjë frenimi në asfalt. Dhe tani për tani, sëmundja duket të jetë i vetmi shpjegim për këtë tragjedi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




