Gazeta Si – Një autobus i linjës Kombinat-Kinostudio u aksidentua mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Misto Mame” rreth orës 10:00 dhe mjeti është dëmtuar në pjesë e dyerve, ku i janë thyer edhe xhamat.
Autobusi mësohet se u përplas me një kosh mbeturinash, për shkaqe që mbeten ende për t’u sqaruar. Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.
Brenda 2 javësh, disa aksidente me autobusë janë regjistruar në Tiranë.
Një autobus i linjës së “Unazës së Re” në Tiranë u përplas me një makinë, dhe përfunduan në mes të lumit të Lanës. Për fat të mirë, asnjë nga pasagjerët apo ata që udhëtonin në mjetin që u përfshi në aksident nuk u lëndua rëndë.
Në 2 maj, urbani i linjës së Tiranës së Re, është përplasur me stacionin ku presin qytetarët te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku xhami i përparmë i autobusit është thyer. Të njëjtin fat ka pësuar edhe xhami i kabinës së stacionit, ku hipin dhe zbresin qytetarët.
Më 4 maj, autobusi i linjës “Kristal-Qendër” u përplas me një karrotrec po te stacioni i Trenit. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Më 11 maj, autobusi i linjës “Qytet Studenti-Jordan Misja” ka pësuar defekt dhe ka mbetur në mes të rrugës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




