Pas ngjarjes së rëndë ndodhi në aeroportin “Nënë Tereza” ku një grup i armatosur grabiti miliona euro në avionin e linjës Vienë -Tiranë, ka reaguar edhe kompania ajrore “Austrian Airlines”.
Zëdhënësja e kompanisë së njohur austriake, Tanja Gruber deklaroi nëpërmjet një njoftimi zyrtar se si masë sigurie do të ndërpriten të gjtha transferimet e mëtejshme të parave me Tiranën.
“Pas grabitjes me armë nuk pati asnjë rrezik për ekuipazhin dhe udhëtarët. Avioni u vonua për tri orë. Por si një masë sigurie, nuk do të ketë transferime të mëtejshme në para nga Tirana në Vjenë”, ka deklaruar zëdhënësja për mediat në Vienë.
Nga shkëmbimi me armë zjarri mbeti i vdekur njëri nga grabitësit, Admir Murataj dhe janë në kërkim pjesa tjetër e bandës dhe paratë e grabitura.
Ata hynë në pistën e aeroportit ndërkombëtar përmes një hyrje të përdorur nga zjarrfikësit.
Policia tha se tre grabitës të armatosur të veshur si komando u shfaqën dhe kërcënuan punonjësit e sigurisë, duke i vjedhur paratë. Gruber tha se paratë ishin duke u ngarkuar në avion në momentin e grabitjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



