Gazeta Si – Tenistja bjelloruese nuk fal, pavarësisht ndonjë hapi fals të tepërt gjatë gjysmëfinales ndaj amerikanes, që e kishte mundur në Us Open. Ndeshja përfundoi 7-6, 6-4 dhe në finale Sabalenka do të ndeshet me Zheng, që eleminoi ukrainasen Jastremska.
Arina Sabalenka, numri 2 në botë, fitoi finalen e parakohshme ndaj Koko Gauf. Ajo e mbylli ndeshjen për 1 orë e 42 minuta, po aq sa iu desh edhe Zheng për të prishur ëndrrën e tenistes ukrainase në gjysmëfinalen tjetër.
Sabalenka do të mbrojë kështu titullin e fituar vitin e kaluar, duke sfiduar Zheng Qinwen, numrin 12, e vetmja kokë serie e mbetur në pjesën e sipërme të tabelës. Bjellorusja vuajti pak nga stili i lojës së Gauf, por ia doli të vazhdojë rrugëtimin e saj të suksesshëm. Ajo nuk ka humbur ende asnjë set në turneun australian.
Gauf gaboi shumë në shërbim gjatë ndeshjes dhe koleksionoi dopio faulle. U duk se Sabalenka do ta mbyllte setin e parë në më pak se 25 minuta, por edhe ajo gaboi, duke u pushtuar nga tensioni dhe nervozizmi. Në setin e dytë Gauf rezistoi deri në 4-4, pastaj u dorëzua përballë fuqisë së kundërshtares.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.