Lojëra me Dore

Australian Open/ Medvedev në gjysmëfinale, Jastremska befason sërish te femrat

Gazeta Si – Danil Medvedev është gjysmëfinalisti i tretë i Australian Open, pas Novak Gjokoviç dhe Janik Siner. Rusit iu deshën 5 sete për të eliminuar polakun Hubert Hurkacz dhe në gjysmëfinale do të ndeshet me Zverev, i cili eleminoi Karlos Alkaraz.

Përfundoi 7-6, 2-6, 6-3, 5-7 dhe 6-4 në favor të numrit 3 në botë çerekfinalja e tretë. Medvedev nuk gaboi, edhe pse vuajti jo pak. Pas 3 orësh e 59 minuta lojë ai mposhti Hurkacz, i cili rezistoi deri në fund dhe vuri në dyshim kualifikimin e kundërshtarit.

Medvedev në setin e 3-të u tregua cinik, duke shfrytëzuar të vetmin top ‘break’ në dispozicion: 6-3 (pas 3 ‘set point’ të anuluar) dhe sërish rusi në avantazh. Në setin e 4-t shkoi 4-2 dhe ndeshja u duk e mbyllur, por polaku përmbysi në 7-5 dhe e detyroi numrin 3 të shkonte në setin e 5-të, ku rusi nuk gaboi.

Te femrat është kualifikuar për në gjysmëfinale edhe Dajana Jastremska, në aktin e fundit si numri 93 në klasifikim WTA. Ajo mundi 6-3, 6-4 Linda Noskovën. Ndeshja mes dy surprizave të Australian Open shkoi për ukrainasen, që për 1 orë e 18 minuta lojë mposhti polaken.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë