Lojëra me Dore

Australian Open/ Medvedev kalon pa probleme, ndeshet me Hurkacz në çerekfinale

Gazeta Si – Mes çerekfinaleve të Australian Open do të jetë edhe sfida mes Danil Medvedev dhe Hubert Hurkacz. Rusi kaloi pas 4 setesh portugezin Borges, me rezultatin 6-3, 7-6, 5-7 dhe 6-1. Tani sfidon polakun, që mundi 7-6, 7-6, 6-4 francezin Cazaux.

Si Mevdedev, ashtu edhe Hurkacz, nuk patën vështirësi për kalimin në çerekfinale. Numri 3 në botë, ndryshe nga ndeshja me Rusuvuori, e nisi fuqishëm dhe shkoi 2-0. Portugezi pastaj shkurtoi në 2-1 me një 7-5, por Medvedev nuk u shqetësua shumë dhe dominoi setin e 4-t 6-1.

Akoma më pak rivalitet pati ndeshja e Hurkacz, që kaloi pas 3 setesh ndaj surprizës së tabelës së meshkujve, Arthur Cazaux. Megjithatë, duheshin 2 suksese me ‘tie-break’ (8-6 dhe 7-3) për eliminimin e francezit dhe për të siguruar përballjen me Medvedev. Të dy do të diskutojnë një vend në gjysmëfinale. Hurkacz i ka fituar 3 përballjet e fundit me rusin.

Te femrat, zgjati vetëm 3 gejme sfida mes Noskovës dhe Svitolinës. Tensitja çeke kaloi turin pa mund, sepse kundërshtarja e saj pësoi një dëmtim dhe u detyrua të ngrinte flamurin e bardhë. Ajo do të sfidojë tani ukrainasen Jastremska, që mundi 7-6, 6-4 Azarenkën në pak më shumë se 2 orë lojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë