Gazeta Si – Numri 2 në botë kaloi pa probleme kinezin Shang, që u detyrua të tërhiqej. Nuk pritej që tenisti kinez, i kualifikuar me ‘wild card’ dhe ende pa mbushur 19 vjeç, ta shqetësonte shumë Karlos Alkarazin, por spanjolli kaloi me shumë komoditet.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, pati edhe një dëmtim në kofshë për aziatikun në fillim të setit të tretë, kur rezultati ishte 6-1, 6-1 dhe 1-0.
Në ‘Rod Laver Arena’ u bë gjithçka e lehtë numrin 2 të tenisit të meshkujve, që për herë të parë në karrierë e sheh veten në javën e dytë të Australian Open. Ka qenë afër Alkaraz në 2022-shin, por u eliminua nga Berretini.
Për aq sa u luajt duhet thënë se kinezi Shang nuk ishte keq, një mëngjarash me një lojë të veçantë që dinte të bënte keq në momente të caktuara. Në Australi ai përsëriti atë që kishte bërë në Hong Kong, kur kishte fituar një set ndaj Rublev.
Alkaraz në 1/8-at do të ndeshet me Miomir Kecmanoviç, deri diku surprzië, pasi eliminoi pas 5 setesh gjysmëfinalistin e 2023-shit, ammerikanin Tomi Pol: 6-4, 3-6, 2-6, 7-6 dhe 6-0, pas 3 orë e 47 minutash lojë. Ka kaluar turin edhe koka e serisë numër 9, polaku Huber Hurkacz, që mundi francezin Ugo Humbert 3-6, 6-1, 7-6 dhe 6-3.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.