Lojëra me Dore

Australian Open/ Bie Gjokoviç, italiani Siner për herë të parë në një finale Slam

Gazeta Si – Siner shkruan historinë: është italiani i parë që shkon në finale të Australian Open. Në Melburn 22-vjeçari mundi numrin 1 në botë, Novak Gjokoviç, me rezultatin 6-1, 6-2, 6-7 dhe 6-3. Për herë të parë në karrierë ai shkon në aktin përmbyllës të një turneu Slam.

Siner, me fitoren 3-1 në gjysmëfinale, ka ndërprerë serinë e sukseseve të serbit në këtë turne. Gjokoviç nuk humbiste prej 33 ndeshjesh, nga 2018-a. Për më tepër, ai nuk ishte mundur kurrë në gjysmëfinale ose finale.

Mjaftojnë këto të dhëna për të kuptuar më qartë arritjen e Siner, që nuk fakt triumfoi bindshëm ndaj numri 1 të botës. Ishte një nisje perfekte e ndeshjes nga italiani, që përfitoi nga çdo hapësirë e lënë nga kundërshtari. Në setin e parë kishte 3 topa ‘break’ për ta mbyllur 6-0, por shfrytëzoi vetëm 2 dhe e mbylli 6-1. I njëjtë edhe seti i dytë, me Siner që dukej sikur kishte aktivizuar pilotin automatik.

Gjokoviç fitoi setin e 3-të, por vetëm kaq. Siner nuk u demoralizua dhe nuk e ktheu kokën pas, duke fituar setin e 4-t dhe njëkohësisht kalimin në finalen e Australian Open. Kundërshtari i tij do të jetë njëri mes Medvedev ose Zverev.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë