Njerez

Australia kërkon mjekë, paga 400 mijë euro në vit (plus shtëpi dhe makinë)

Një qytezë prej 550 banorësh në Queensland, ofron një pagë rekord, akomodim falas dhe një makinë të kompanisë për të tërhequr një “Senior Medical oficer”. Paga është 6 herë më e lartë se mesatarja europiane

Gazeta Si – Një pagë që mund të arrijë në 400 mijë euro (680 mijë dollarë australianë, afërsisht 410 mijë dollarë amerikanë), akomodim falas dhe përfitime si një makinë kompanie.

Në këmbim, kush është i interesuar, duhet të transferohet në Julia Creek, një qytet australian me 550 banorë në Queensland. Por para së gjithash duhet të jetë mjek.

Ky është shpallja e punës e publikuar disa javë më parë në faqen e internetit të Spitalit dhe Shërbimit Shëndetësor “North West Hospital and Health” për të rekrutuar një punonjës të ri të lartë mjekësor.

Aktualisht shpallja nuk shfaqet më, ndaj ka mundësi që pozicioni të jetë plotësuar, kandidati me fat mund të ketë fituar një punë ëndërrash për mjekët që ikin nga vendet e tyre, deri në 40 mijë sipas shifrave të fundit.

Ofertë pune për mjekë

Paga është kaq e lartë, sepse është në një vend të konsideruar të largët, i vendosur në brendësi të ishullit dhe 17 orë me makinë nga Brisbane, kryeqyteti i Queensland, ku pagat janë rreth gjysma e atyre që ofrohen në Julia Creek.

Pozicioni i një mjeku vendas konsiderohet një prioritet i lartë, sepse spitali alternativ më i afërt, është në Toënsville, afërsisht 4 orë larg.

Aty ka punuar Adam Louws për dy vitet e fundit dhe i tha “The Independent” se po largohet, sepse duhet të kthehet në Brisbane, të cilin e la në vitin 2022 për një pagë prej 500,000 dollarë australianë.

“Ka një ritëm më të relaksuar të jetës dhe ju mund të rriteni në aftësitë tuaja mjekësore”, – tha ai, duke theksuar përfitimet që e bëjnë pozicionin tërheqës përtej pagës.

Mesatarja e pagave në Europë, mes 60-70 mijë euro në vit

Por oferta tani është edhe më bujare se sa ishte dy vjet më parë. Një shifër që nuk shkon me ritmin e pagave europiane.

Mesatarisht në Europë fitohet nga 60 mijë deri në 70 mijë euro në vit, me kulme si në Luksemburg, ku çdo mjek ka të ardhura vjetore bruto prej 205 mijë eurosh. Në Gjermani mund të arrijë në 140 mijë euro dhe në Mbretërinë e Bashkuar deri në 150 mijë.

Krahasimi është i drejtë me vende si Kanadaja, ku një mjek mund të fitojë mesatarisht deri në 200 mijë dollarë amerikanë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ku një specialist fiton mesatarisht deri në 300 mijë.

Reklama e Julia Creek mund të jetë plotësuar tashmë, por edhe atje ka mungesë mjekësh, “Down Under”, që është termi i përfolur për Australinë e largët, duke qenë se në vitin 2024 kishte 2.500 mjekë më pak se ç’duhej, sipas një raporti të qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë