Nga Gazeta “SI” – Aulon Naçi është Drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Njoftimin e ka dhënë Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe nëpërmjet rrjetit social Facebook.
Naçi ka përfunduar studimet në Konservatorin “J. Tomadini” në Udine, Itali. Më pas, ka vazhduar specializimin në Belgjikë, si asistent lektor në Konservatorin Mbretëror të Brukselit për një vit.
Veprat e tij janë interpretuar në një gamë të gjerë vendesh, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Italinë, Austrinë, Greqinë, Kanadanë, Holandën, Belgjikën, Rumaninë, Slloveninë dhe shumë të tjera.
Ai ka udhëhequr artistikisht aktivitete të shumta brenda dhe jashtë vendit, duke bashkëpunuar me emra të njohur të panoramës muzikore kombëtare dhe ndërkombëtare, si ansamble dhe solistë.
Disa nga bashkëpunimet më të njohura janë me Korin e Filarmonisë së Kosovës dhe solistët e Orkestrës së “Teatro Alla Scala”. Aulon Naçi mbante detyrën e Drejtorit të komanduar të TKOB prej datës 18 Dhjetor të vitit të shkuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.