Atletike

Atletika shqiptare pa uniforma dhe në evropian me autobus

Ky është denoncimi i bërë në rrjetet e saj sociale nga Luiza Gega e cila deklaroi se nuk do të marrë pjesë në evropianin slloven që fillon të martën e ardhshme. Shkak është bërë organizimi i udhëtimit me autbus të cilin kampionia e Evropës në vitin 2022 e konsideron të papërshtatshëm për të garuar dhe fituar në një kompeticion të tillë. Luiza Gega fajëson për këtë Presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Atletikës, për të cilin thotë se – “e ktheu atletikën, dy dekada më mbrapa”. Gjithashtu ajo tregon se uniformat e fundit kombëtare janë marrë para dy vitesh (dhe atëherë paguar nga Presidenti i asaj kohe, Stërmasi), ndërsa pasardhësi Smajlaj nuk ka shpërndarë ende asnjë të tillë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë