Atletike

Atletika kuqezi fiton dy medalje ari në Kampionatin Ballkanik të Nikshiqit

Gazeta Si - Shqipëria ka marrë dy medalje ari në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Nikshiq të Malit të Zi. Luiza Gega dhe David Nikolli janë shpallur kampionë në gjysmëmaratonën, ku morën pjesë 12 vende.

Një sukses i dyfishtë për Kombëtaren kuqezi të atletikës. Gega dhe Nikolli ishin dominues të një gare jo pak të vështirë, me malore të mëdha.

Luiza Gega, e kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike të Parisit, konfirmon formën e saj mjaft të mirë sportive. Atletja jonë më e mirë regjistroi kohën 1:17.12 në Nikshiq. Ajo filloi shkëputjen pas kilometrit të 14-të, duke e kaluar finishin gati 3 minuta para atletes së vendit të dytë.

Një garë shumë e mirë edhe për David Nikollin, i cili është shpallur kampion Ballkani edhe në vitin 2017, në garën e 3000 metrave. Nikolli regjistroi kohën 1:10.07.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë