Media Galeri

Atletet e Michael Jordan të 1998 pritet të thyejnë rekordin e ankandit

Në vitin 1998, Michael Jordan veshi një palë Air Jordan të zeza dhe të kuqe gjatë një finaleje të NBA dhe tani atletet po dalin në shitje dhe pritet të thyejnë rekordet e ankandit.

Sotheby’s në Nju Jork do të ofrojë muajin e ardhshëm një vlerësim prej 4 milionë dollarësh, me ankandin që do të zhvillohet në internet nga 3 deri më 11 prill.

Rekordi aktual nga 2021, një palë Nike Air që Jordan veshi në fillim të karrierës së tij janë shitur 1.47 milion dollarë, hera e parë që një palë atletesh shiteshin për më shumë se 1 milion dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë