Gazeta Si – Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në lagjien “Metaksurgjio” në qendrër të Athinës.
Mediat greke raportojnë se shtetasi shqiptar u qëllua rreth orës 22.10 sipas orës lokale, me pistoletë pas një sherri për mosmarrëveshje ekonomike me një tjetër shtetas shqiptar pohon policia vendase.
Personi i plagosur u dërgua me shenja jete në spitalin Erithros Stavros të kryeqytetit Athinë, ndërkohë që policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorit.
Zona “Metaksurgjio” është arenë e përballjes mes bandave shqiptare dhe përplasjet mes grupeve shqiptare të drogës dhe vjedhjeve janë të shpeshta.
Policia thotë se kohët e fundit në këtë pjesë të athinës përleshjet mes bandave shqiptare janë të shpeshta me disa të vrarë dhe plagosur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




