Gazeta Si - Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në orët e mëngjesit të kësaj të enjte është nisur drejt kryeqytetit.
Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Vlorës, ai është nisur drejt Traumës në gjendje të rëndë për jetën për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar.
Dyshohet se në atentatin ndaj tij kanë marrë pjesë tre persona, dy të cilët godasin me kallashnikov në drejtim të mjetit "Benz" të 30-vjeçarit.
Dyshohet të kenë qenë dy gryka zjarri që godasin me breshëri, referuar numrit të lartë të gëzhojave dhe asaj çfarë u gjet në brendësi të mjetit "Kia", i cili u dogj në Panaja.
Policia e Vlorës fill pas ngjarjes ka ushtruar kontrolle në banesa dhe biznese jo vetëm në zonën ku ndodhi ngjarja por në gjithë qytetin.
Të pyetur marrë në pyetje në komisariatin e Vlorës janë mbi 20 persona, të cilët janë kryesisht miq, familjarë të viktimës, dëshmitarë të rastit dhe ata të cilët mund të konsideroheshin “armiq” të tij apo kushëririt të tij.
Prej dëshmive nuk kanë dalë detaje të cilat mund të ndihmojnë zbardhjen e ngjarjes. Policia vijon edhe sot kontrollet dhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë.
Janë sekuestruar me dhjetra servera të kamerave në zonë dhe përgjatë itinerarit ku kanë lëvizur autorët. Hetimet ndërkohë vazhdojnë.
I plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu. Ky i fundit mësohet se ka marrë vetëm një plumb dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se shënjestra e atentatit nuk ka qenë person me precedentë të mëparshëm penalë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.