Gazeta Si - Arratia e Kasandër Nogës, autori i dyshuar i plagosjes së Erion Hasanbelliut në Bruksel fundjavën e shkuar, nuk k zgjatur më shumë se dy ditë.
Ai është arrestuar një ditë më parë në Vjenë dhe dyshohet se po përgatitej të kthehej drejt Shqipërisë për të humbur gjurmët pas krimit.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat austriake, të cilat raportojnë se 45-vjeçari shqiptar është ndaluar në 13 qershor para një pallati në lagjen “Donaustadt” të kryeqytetit.
Tashmë pritet që autoritetet austriake të kryejnë ekstradimin e tij në Bruksel, ku do të përballet me akuzat e ngritura.
Mediat nuk bëjnë të ditur emrin, por thonë se 45-vjeçari është arrestuar, pasi kishte mandat arresti ndërkombëtar.
Agjentët kriminalë të Vjenës, kishin informacione se Noga ndodhej në Austri dhe se gjatë ndalimit nuk ka bërë rezistencë.
"Sipas autoriteteve belge, personi i arrestuar, thuhet se ka qëlluar një person në kryeqytetin e BE-së të shtunën e kaluar. Shqiptari u kërkua më pas me një urdhër arresti evropian. Hetuesit e Policisë Kriminale Shtetërore të Vjenës ndoqën një informatë se i kërkuari duhet të ishte në Vjenë", - shkruan media austriake.
Sipas informacioneve, ai është habitur dhe hetuesit kanë penguar fluturimin e tij për në Shqipëri, i cili mësohet se ka qenë i pashmangshëm.
Erion Hasanbelliu ndodhet në spital në Bruksel në gjendje të rëndë, pas 6 plumbave që mori pas shpine dhe 3 në këmbë.
Erion Hasanbelliu dhe autori i dyshuar i plagosjes së 43-vjeçarit në Belgjikë, Kasandër Noga, kanë qenë në hasmëri me njëri-tjetrin prej 20 vitesh.
Noga, në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut, ndërsa ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.