Rend dhe Ligj

Atentati ndaj prokurorit Ndoji, shtyhen me tre muaj hetimet

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të hetimeve të dosjes së tentativës për vrasje të prokurorit të Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoji.

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, SPAK ka kërkuar shtyrje, pasi ka nevojë për hetime të tjera më të thelluara, një kërkesë e pranuar nga gjykata.

Për këtë çështje është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, Redjan Rraja, dhe personi i dytë i dyshuar si bashkëpunëtor në krim, Arjol Halilaj.

Atentati ndaj prokurorit Ndoji ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019, ku prokurori Ndoji lëvizte në makinë me Pëllumb Muharremin, i njohur si Rrumi i Shijakut, dhe që është një personazh i njohur i botës së krimit, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, i cili u nda nga jeta pesë ditë pas atentatit në Spitalin e Traumës në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë