Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, duke rrëzuar në këtë mënyrë kërkesën e 34-vjeçarit Redjan Rraja për liri.
Rraja u la në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por ai e ankimoi vendimin në Apel.
Avokati i tij, Besnik Çerekja ka thënë më herët se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen.
“Nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, nuk ka asnjë lidhje me gjurmët e gishtave të pretenduara të gjetura te syzet dhe me të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë histori”, mësohet të jetë shprehur avokati Besnik Çerekja.
Rraja vazhdon të mohojë akuzat që i ka ngritur Prokuroria dhe ka shpjeguar se ndodhej atë ditë në Durrës për shkak se kishte punë të tijat personale.
Ai u arrestua si autori i dyshuar i atentatit te mbikalimi i Shkozetit, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoji, i cili udhëtonte me “Rrumin” e Shijakut dhe shoferin e tij, Andi Malokun, që humbi jetën në spital pak ditë pas atentatit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.